Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Jo vetëm për darkat ose mëngjeset e verës, biskotat e kripura janë të përshtatshme edhe nëse largoheni nga shtëpia në fundjavë. Mund t’i përgatisni në darkë dhe t’i merrni me vete, kështu nuk do keni nevojë të ndaloni në byrektoren e parë që do t’iu dalë në rrugë.
Koha e përgatitjes në total-20 minuta
Koha e qëndrimit të brumit në frigorifer që të pushojë-30 minuta
Përbërësit për 20 biskota:
100 g gjalpë shumë i ftohtë në kubikë
100 g djathë Gorgonzola ose Roquefort në thërrime
100 g miell që fryhet vetë – në të kundërt shtoni me sitë 1 lugë të vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje
50 g fara susami
Përgatitja:
1. Në robot, me funksionin e grirjes, përziejmë gjalpin dhe miellin derisa të bëhen thërrime. Shtojmë djathin dhe i përziejmë edhe për pak sekonda. E hedhim brumin në tavolinë dhe e përziejmë me dorë, derisa thërrimet të mblidhen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.
2. Pas kësaj kohe marrim pak nga brumi, japim formë të shtypur me dorë, i lyejmë me susam nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre. Nuk duhet të jenë të trasha, pasi kur piqen, nuk bëhen krokante.
I pjekim për rreth 10 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...