Receta te shpejta

Biskota me fruta të thata në 5 minuta

+

biskot

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Këto biskota mund të përgatiten edhe me miell të zakonshëm por nuk do të jenë aq ‘të dëmshme’ nëse i përgatisni me miell integral!
Koha e përgatitjes – 5 minuta

Përbërësit:
● 100 g miell integral
● 50 g miell Saraceno ose miell misri
● 80 g tërshërë
60 g lajthi të grira ose arra
● 2 grushte rrush të thatë
● 2-3 lugë mjaltë
● 40 ml vaj luledielli
● 60 ml qumësht
● 1 lugë të vogël sodë buke jo të mbushur plot
● 1 bustinë vanilje

Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C. Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit, u japim formë të rrumbullakët, i shtypim pak me dorë, i vendosim te tava e furrës me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta.