Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Sido që t’i gatuajmë, patatet janë gjithmonë të pëlqyeshme në tryezë, për të rritur e fëmijë. Sigurisht, nuk është rasti për t’i gatuar në gjellë por dy recetat e mëposhtme do të jenë zgjidhja për pjata të reja e të shijshme në tryezë.
Receta nga Living, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
a)Patate e mbushur
● 2 patate mesatare ● 2 kërpudha
● 2 copa lulelakër ● kripë, piper, vaj ulliri
Përgatitja:
Patatet, pasi i kemi larë, i ziejmë në ujë me kripë me gjithë lëkurë. I presim përgjysmë për së gjati dhe ua boshatisim
mesin me ndihmën e një thike. Në një tigan me gjalpë të nxehur, skuqim kërpudhat e prera hollë. Kur ato të kenë marrë
ngjyrë, shtojmë lulelakrën e zier dhe pasi i skuqim për 2-3 minuta së bashku, i kalojmë në mikser ku shtojmë kripë e
piper sipas dëshirës. Me masën e përgatitur mbushim patatet dhe i pjekim në 200 gradë për 20-30 minuta.
b)Patate e rreshkur në gjalpë:
● 2 patate ● kripë e piper, gjalpë
Përgatitja:
Patatet i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë. I qërojmë dhe i presim në kubikë. Në një tigan shkrijmë gjalpë dhe
e lëmë të nxehet. Kur të jetë nxehur mirë, skuqim patatet ngadalë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. I rregullojmë
me kripë e pipër. Kur patatet të jenë gati, i shërbejmë sipas dëshirës.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...