Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Molla është një frut në forma dhe ngjyra të ndryshme. Ato gjenden në treg përgjatë gjithë vitit dhe përfaqësojnë një burim të jashtëzakonshëm polifenoli (rreth 22% e sasisë së nevojshmë i marrim nga ky frut). Por tek mollët janë të pranishme edhe sasi të konsiderueshme flavonoidësh. Nga një studim i kohëve të fundit, janë nxjerrë 12 kg flavonoide nga rreth një kuintal mollë të kuqe, të marra në studim me gjithë lëkurë. Gjithashtu kërkimet kanë arritur në përfundimin se mollët janë burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe mbrojnë trupin nga kanceri. Studiuesit bien dakort se mënyra më e shëndetshme e ngrënies së mollëve është më mirë me lëkurë, sesa vetëm tulin. Kjo është arsyeja pse të gjithë këshillojnë mollët bio. Sa i takon listës së vitaminave, mollët përmbajnë: tiaminë (vit. B1), riboflavinë (vit. B2), niacinë (vit. B3), acid folik (vit. B9), vitaminë A dhe Vitaminë C. Përmbajnë kripëra minerale si, kalium, hekur, kalcium, fosfor dhe zink. Mollët këshillohen për ata që vuajnë nga koliti, hidratojnë trupin, mund të konsumohen nga diabetikët dhe janë një zgjedhje ideale për ata që duan të bien në peshë. Molla ka aftësi kundër plakjes dhe antikancer. Në ndryshim nga frutat e tjera, molla nuk favorizon fermentimin intestinal. Ndaj, tre receta të sotme, do të jenë se si t’i përfshini mollët në gatim, pasi janë ende në sezonin e tyre… Në vijim, receta e parë, që është e njohur si marmalata që aromatizon dimrin dhe shërben për mëngjes apo për zemër mbasditeve; një gjalp i shëndetshëm, që jo vetëm nuk ju shton në peshë, por edhe ju ul kilet.
PËRBËRËSIT
2 kg mollë (të llojeve të ndryshme (Fuji, Granny Smith, Annurca), të qëruara, me zemër të hequr dhe të prera në copa.)
230 ml uthull molle
500 gr sheqer
30 ml lëng limoni
5 gr kanellë pluhur
2 gr arrëmyshk
3 copë rrënjë karafili
3 gr xhenxhefil
PËRGATITJA
Vërini mollët dhe uthullën e mollës në një tenxhere që mundësisht të ketë fund qeramike dhe të jetë e rëndë. Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm. Mbulojini dhe lërini sa mollët të jenë zbutur plotësisht (duhen afro 20 min). Futini në mikser. Hidheni masën sërish në tenxhere dhe vijoni zierjen me zjarr të avashtë. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat, vazhdoni zierjen pa kapak derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të jetë trashur (do t’ju duhen rreth 2 orë). Përziejeni shpesh në mënyrë që të mos ngjisë ose digjet. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe hidheni në një kavanoz me mbyllje hermetike. Mbajeni në frigorifer deri në 3 javë.
Mollë me banane, të skuqura me gjalpë.
Burimi:Supershendeti
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...