Receta te shpejta

Hajvari, receta e salcës tipike e Kosovës me speca dhe patëllxhan

+

gril salslls

Kjo salcë e shijshme, e ngjashme hajvarin (salcën tipike të Kosovës) është shoqëruese mjaft e mirë e mishërave, qoftë të bardhë, qoftë të kuq, por mund të hahet edhe duke lyer fetat e bukës, si brusketë.

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj 

Përbërësit për 4 persona: 
1 patëllxhan
2 speca të kuq
4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
40 gr fara pishe të pjekura lehtësisht më parë në furrë
Një spec djegës
2 lugë gjelle lëng limoni
3 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë, piper

Përgatitja: 
Në një tavë me letër furre vëmë patëllxhanin, specat e ndarë në mes për së gjati dhe hudhrat, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta. Kur të jenë pjekur i lëmë të ftohen, heqim tulin e patëllxhanit ndërsa specat i pastrojmë nga lëkura. I hedhim në blender të gjithë përbërësit dhe i grijmë derisa të kemi një salcë homogjene. Është mirë të konsumohet menjëherë pasi të ftohet. Ruhet në frigorifer për 2-3 ditë e mbyllur në kuti me kapak hermetik.