Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në këtë sezon gejnden në treg frutat më të shijshme. Kajsitë, pjeshkët e qershitë jo vetëm kanë zbukuruar tregjet me ngjyra e aromë të bukur, por na kanaë bërë më të shijshme edhe ëmbëlsirat. Sot kemi gatuar me pjeshkë!
Përbërësit për tavë me diametër 22 cm:
110 gr miell
125 gr gjalpë të butë
200 gr sheqer
3 vezë, veç të bardhat nga e verdha
8 gr sodë për ëmbëlsira
Lëkura e grirë e një limoni bio
100 ml qumësht me yndyrë
5-6 pjeshkë të pjekura
Një majë thike kripë
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Qërojmë pjeshkët dhe i presim në feta të holla.
1. Në një tas rrahim gjalpin, lëkurën e limonit dhe sheqerin për 15 minuta me rrahësin elektrik të vezëve. Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve, kripën, miellinm dhe sodën me sitë, qumështin. Shtojmë fetat e pjeshkëve dhe i përziejmë me spatula.
2. Me rrahësin elektrik, bëjmë marengë të bardhat e vezëve, I shtojmë me kujdes te tasi ku kemi brumin dhe I përziejmë nga lart poshtë me spatula.
3. Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell, hedhim brumin dhe e pjekim për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve nëse ajo del e pastër, është gati.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...