Receta te shpejta

Krem i freskët dhe i shpejtë me limon

+

ppananmkome

Është një ide e mirë për t’u frskuar me diçka të ëmbël e të freskët në pasditet e verës. Që të jemi të sinqertë, nuk është edhe aq e lehtë megjithatë, nëse nuk e teproni, nuk do shtoni asnjë kg prej saj!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes në total - 15 minuta

Përbërësit për 4 persona:
1 kuti qumësht i kondensuar (panda)
100 g pana
100 ml lëng limoni
pak lëkurë limoni e grirë në rende

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë të gjithë përbërësit dhe e hedhim kremin e përftuar nëpër tasa të vegjël që e durojnë nxehtësinë e furrës.
2. I vëmë të piqen për 8/10 minuta ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.
Pasi të jenë ftohur në temperaturë ambienti, i fusim të ftohen në frigorifer për të paktën 2-3 orë.