Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Krepat mund të kenë alternativa të shumta mbushjeje, ashtu sikurse mund të hahen edhe vetëm, të shoqëruar me pak djathë. Në rastin tonë, receta është pak më impenjative, sepse nuk është pjatë mëngjesi apo darke të shpejtë, mund të jetë e përshtatshme për festa apo tryeza të shtruara mirë me miq o të afërm!
Nga Linda Fishta, Foto Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
Për mbushjen:
● 2 presh
● 250g djathë Scammorza Affumicata (djathë I tymosur) të prerë në kubikë të vegjël
● 3 patate
● 500ml panna
● Parmigiano i grirë
● pak gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper, degë trumze
Për brumin e krepave:
● 500ml qumësht
● 3 vezë
● 200g miell 0
● kripë
Përgatitja e krepave:
Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. Shtojmë vezët, të cilat I kemi përzier më parë me pirun. I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
Përgatitja e mbushjes:
Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij. I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. Hedhim këtu 100ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen. Pasi kanë kaluar 30 minutat, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj. Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë scamorze, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë. I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë Parmigiano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më pare me 180° për 15 minuta. I shërbejmë menjëherë.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...