Albano Bogdo tregon historinë e dashurisë me partneren 9 vite më të madhe: Vajzat më duan se jam i pasur
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Krepat mund të hahen edhe vetëm me pak djathë por ashtu sic janë të sapo dalë nga furra, nuk kanë të krahasuar me shijen e petës që ftohet menjëherë, sapo e nxjerrim nga tigani! Mbushja është në dorën tuaj por ky është varianti më i thjeshtë!
Koha e përgatitjes - 40 minuta
Përbërësit për 12 krepa mesatarë, për 4-6 persona:
3 kokrra vezë
250 g miell
500 ml qumësht i vakët
kripë
Për mbushjen:
250 g gjizë
150 g djathë i bardhë
500 g spinaq i larë dhe i grirë
kripë
Përbërësit për beshamelin:
500 ml qumësht
50 g miell
50 g gjalpë
1 e verdhë veze
Për t’i spërkatur sipër përpara se t’i fusim në furrë duhen:
1 lugë gjalpë i tretur
60 g djathë Parmigiano i grirë
Përgatitja:
1. Për krepat: Në një tas rrahim vezët me pak kripë, shtojmë qumështin dhe miellin dhe vazhdojmë t’i përziejmë derisa të përftojmë një përzierje homogjene. Më pas e lëmë të pushojë 30 minuta.
2. Ngrohim në temperaturë jo shumë të lartë, një tigan të sheshtë që nuk ngjit, të lyer me pak gjalpë, ndërsa me letër kuzhine heqim yndyrën e tepërt, pasi krepat nuk kanë nevojë për shumë yndyrë. Hedhim në tigan 1 garuzhde me brumë, jo të mbushur plot, dhe skuqim krepat nga të dyja anët për 1 minutë. Vazhdojmë kështu derisa të përfundojë i gjithë brumi. Krepat mund t’i përgatisim edhe një ditë më parë, në këtë rast pasi t’i skuqim i ndajmë nga njëri-tjetri me letër pjekjeje ose letër alumini. I vendosim në një pjatë të madhe, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe I ruajmë në frigorifer deri në momentin që do t’i përdorim.
Përgatisim mbushjen: Në një tenxhere me ujë dhe kripë që po zien, hedhim spinaqin dhe e lëmë për pak minuta derisa të zbutet. E heqim, e kullojmë dhe e shtrydhim mirë për t’i hequr ujin e tepërt. Në një tas përziejmë spinaqin e vakët me gjizën dhe djathin e thërrmuar. Marrim krepat dhe në secilin prej tyre vëmë pak nga mbushja, i mbështjellim si role dhe i vendosim në një tavë të lyer më parë me pak gjalpë, por nuk duhet t’i vëmë shumë pranë njëri-tjetrit.
Përgatitja e beshamelit:
1. Në një tenxhere të vogël hedhim miellin dhe qumështin, i përziejmë mirë me rrahësen e vezëve për të eliminuar kokrrat që mund të krijohen nga mielli dhe e vëmë tenxheren në flakë me nxehtësi të ulët, duke e përzier vazhdimisht. E lëmë për 2-3 minuta dhe pasi të marrë valë, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin në copa të vogla dhe të verdhën e vezës. E përziejmë sërish me shpejtësi me rrahësen e vezëve.
2. Më pas, mbi krepa hedhim me lugë beshamelin, i spërkasim sipër me djathin e grirë dhe me gjalpë të tretur.
3. I pjekim për 20 minuta në furrën e ngrohur paraprakisht, dhe më pas, për 10 minuta të tjera në opsionin “grilë” ose derisa të marrin ngjyrë në sipërfaqe. I shërbejmë të vakëta.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...