Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Krepat janë një nga ushqimet e preferuar të të gjithëve, por sidomos të fëmijëve. Fundjavat, në çdo stinë, janë më të përshtatshmet dhe ditët gjatë të cilave kemi më tepër kohë për t’i përgatitur. Krepat, qofshin ato të përgatitura me qumësht apo në variantin që po ju sjellim më poashtë, mund të shoqërohen me përbërës të tjerë të ëmbël apo të kripur. Fruta, reçelra të ndryshëm, djathëra, perime etj…Që t’i bëni në variantin më të shëndetshëm, mund të përdorni një lloj djathi të njomë që pëlqeni të shoqëruar me proshutë pule e perime të freskëta. Nëse i pëlqeni të ëmbla, mund t’i shoqëroni me mjaltë dhe fruta…
Përbërësit:
2 gota miell
2 vezë
Fare pak kripë
Vaj ulliri, 2 lugë gjelle
Pak gjalp të shkrirë
Ujë aq sa duhet për ta bërë brumin kremos, jo shumë të trashë
Përziejini të gjithë përbërësit bashkë, punojini fort deri sat ë arrini strukturën e duhur të brumit të krepave. Piqini në një tigan që nuk ngjit, pa shtuar vaj apo gjalpë tjetër…
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...