Receta te shpejta

Kuskus me perime dhe fileto pule

+

cucuckuss

Nga Erion Gumeni, Fotografia Armand Habazaj

Kuskusi kërkon vetëm një minutë të përgatitet, nuk ka nevojë të ziejë, si makaronat apo orizi. Sot kemi zgjedhur ta shoqërojmë me perime dhe pulë, por mund ta përzieni me çfarë të doni, mjafton që, në fund, të shtoni pak vaj ulliri dhe kripë dhe do të jetë po aq i shijshëm!

PËR 6 PERSONA:
1kg fileto pule, 2 speca të kuq, 1 spec jeshil, 2 kunguj, dy kokrra domate, 1 patëllxhan, 500g kuskus, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja:
Presim fileton e pulës në kubikë 3 cm, po ashtu presim edhe perimet dhe i skuqim në një tigan me shumë vaj, pulën veç dhe perimet veç. Pasi është skuqur pula, shtojmë kubikët e domates dhe pastaj perimet e skuqura dhe i përziejmë së bashku.
Kuskusin e skuqim në vaj ulliri dhe shtojmë 500ml lëng pule dhe e i ziejmë derisa të thithin lëngun. Hedhim në pjatë kuskusin pastaj, sipër, perimet me pulën dhe i shërbejmë të nxehta.