Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Këto ushqime të vogla, të përgatitura në një kohë shumë të shkurtër, mund të shërbejnë për aperitiv por edhe për një darkë të shpejtë në shtëpi, kur frigoriferi nuk ofron shumë gjëra! Përbërësit janë të variueshëm, sipas gjërave që mund të keni.
Përbërësit për 6 muffins:
● 1 vezë
● 100 ml pana për kuzhinë
● kripë, piper, arrë moskat, etj.
● Sipas dëshirës: copa speku në kubikë, copa të vogla proshutë koto, djathë i freskët dhie (chévre), copa salmoni të tymosur, domate qershiza të ndara në mes, copa sallami në kubikë, kokrra bizelesh të ziera, kokrra misri të ziera, copa speci të skuqura, qepë të njomë të prerë imët, të skuqura pak në tigan me vaj, kaçkavall i grirë etj.
Përgatitja:
Ndezim furrën në 200°C.
Format për muffins i lyejmë me pak gjalpë dhe i mbushim me përbërës sipas dëshirës.
Në një tas, përziejmë vezën me panën me rrahësin e vezëve me dorë, shtojmë kripë, piper, arrë moskat. Duhet të kemi kujdes të mos hedhim shumë kripë, pasi dhe djathërat e speku janë të kripura. Mbushim me të format e muffins. I vëmë të piqen në furrë për afro 10 minuta. I kontrollojmë me majën e një thike, cila nuk duhet të dalë shumë e lagësht. Mund t’i shërbejmë të vakëta, të ftohta, sipas dëshirës, të shoqëruara me sallate jeshile ose jo.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...