Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Përbërësit për 6 muffins:
● 1 vezë
● 100 ml pana për kuzhinë
● kripë, piper, arrë moskat, etj.
● Sipas dëshirës: copa speku në kubikë, copa të vogla proshutë koto, djathë i freskët dhie (chévre), copa salmoni të tymosur, domate qershiza të ndara në mes, copa sallami në kubikë, kokrra bizelesh të ziera, kokrra misri të ziera, copa speci të skuqura, qepë të njomë të prerë imët, të skuqura pak në tigan me vaj, kaçkavall i grirë etj.
Përgatitja:
Ndezim furrën në 200°C.
Format për muffins i lyejmë me pak gjalpë dhe i mbushim me përbërës sipas dëshirës.
Në një tas, përziejmë vezën me panën me rrahësin e vezëve me dorë, shtojmë kripë, piper, arrë moskat. Duhet të kemi kujdes të mos hedhim shumë kripë, pasi dhe djathërat e speku janë të kripura. Mbushim me të format e muffins. I vëmë të piqen në furrë për afro 10 minuta. I kontrollojmë me majën e një thike, e cila nuk duhet të dalë shumë e lagësht. Mund t’i shërbejmë të vakëta, të ftohta, sipas dëshirës, të shoqëruara me sallate jeshile ose jo.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...