Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Ky është një ndër rastet e pakta kur nuk ken ipse të ndiheni në faj pse po hani një picë. Ndër të tjera, nuk do lodheni as për ta përgatitur!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes - 15 minuta
Koha e pjekjes - 20 minuta
Përbërësit për 1 picë:
180 g miell, tipi 00 • 100 ml qumësht, afërsisht • 1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje • pak kripë • 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përbërësit për mbushjen:
Speca me ngjyra të ndryshme, domate qershiza, djathë për pica, etj. (Ose mund ta beni me perimet qe deshironi)
Përgatitja: ndezim furrën në temp. 200° C.
1Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, kripë, vajin dhe shtojmë qumështin pjesë-pjesë, derisa të kemi një brume homogjen. E punojmë brumin në tavolinë me pak miell derisa të bëhet elastik (mjaftojnë
3-4 minuta).
2Hapim brumin direkt në letër furre me petës e pak miell dhe e transferojmë në tavën e furrës me letër, ashtu siç është. Sipas dëshirës, vëmë sipër brumit djathë, perime, sallam, etj. E pjekim për 15-20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër dhe poshtë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...