Receta te shpejta

Pjeshkë me amareta dhe gjizë

+

pjeshshk
Falë gjizës, kjo ëmbëlsirë është e përshtatshme për personat që vuajnë nga glicemia e lartë ose diabeti. Megjithatë, duhet të konsumohet me kufi për shkakk të sheqernave që përmban fruta!

Nga Living, Fotografia Armand Habazaj

105 kcal për racion
Sasia: Për katër persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta

Përbërësit: Dy pjeshkë, 100gr gjizë, dy amareta, gjysmë luge stevia për ëmbëlsira.

Përgatitja:
Lajini pjeshkat, qërojini, ndajini përgjysmë dhe hiquni bërthamën. Gërryeni pjesën e tulit tek secila pjeshkë dhe vendosini në furrë në 180 gradë për rreth 10 minuta. Përziejeni gjizën, stevian dhe amaretat e shtypura imët. Përdorni mikserin për të grirë pjesën e gërryer të tulit dhe kur ta shërbeni, zbukurojeni me tulin e pjeshkave që keni hequr mënjanë. Shërbejeni për mëngjes si ëmbëlsirë.