Receta te shpejta

Qofte të vogla me mish dhe me gjizë

+

qooffofo

Bëjini pak më verore qoftet e zakonshme duke ju shtuar edhe gjizë. Meqenëse mishi është kalorik vetë, përdorni gjizën pa kripë në mënyrë që edhe shija të mos jetë shumë e fortë.

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona:
400gr mish i grirë (derri + vici) ● 3 lugë gjelle gjizë ● 2 vezë ● vegetë pluhur, piper, majdanoz ● sipas dëshirës, bukë e thekur e grirë ● 1 grusht djathë Parmigiano të grirë në rende ● vaj për skuqje

Përgatitja:
1.Në një tas përziejmë mishin e grirë me gjizën. Shtojmë vezët, djathin Parmigiano, majdanozin e grirë, vegetën dhe piperin. Hedhim bukën e thekur të grirë me lugë derisa të kemi një brumë i cili mund të punohet me dorë.
2.Me duar të lagura bëjmë topa të vegjël sipas dëshirës.
3.Vëmë në zjarr një tenxhere me shumë vaj, skuqim qoftet dhe kur i heqim, i vëmë në një pjatë të mbuluar
me letër thithëse kuzhine për t’I hequr vajin e tepërt.
4. Shërbehen në temperaturë ambienti.