Receta te shpejta

Reçel qershie me limon

+

jjaaamm
Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive. Sigurisht, mund ta përdorni edhe në ëmbëlsira të ndryshme, e rëndësishme është që ta bëni!

Përbërësit për dy vazo të vogla:
1 kg qershi
100 gr sheqer i bardhë
40 gr sheqer kaf
500 ml ujë
1 bustinë vanilje
lëkura e grirë e një limoni
50 g lëng limoni

Përgatitja:
Pastroni qershitë nga bërthama dhe hidhini në një enë ku do të shtoni dy llojet e sheqerit, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. Përziejini mirë dhe vendosini në zjarr të ngadaltë deri sa të shihni bulëzat e para të zierjes. Në këtë moment, ulni temperaturën e zjarrit dhe shtoni vaniljen. Lëreni edhe për 40 minuta të tjera dhe më pas do të jetë gati. Pasi të ftohet, shpërndaheni nëpër enët e qelqit.
Nga Living