Receta te shpejta

Salcë speci me arra dhe hudhër

+

salcnarf

Nga Linda Fishta, fotografia Armand Habazaj

Një salcë ideale për darka bufe, e shoqëruar me brusketa, crakers, makarona, etj. Por mund të përgatisni edhe një sasi të caktuar, ta mbani në frigorifer dhe të bëni makarona të ftohta. Eshtë  një zgjidhje praktike, sidomos gjatë verës. 

Përbërësit:
1 kavanoz me speca të kuq
2 thelpinj hudhër
3 lugë vaj ulliri
pak spec të kuq pluhur
1 grusht arra të qëruara
spec djegës sipas dëshirës
kripë e piper

Përgatitja:
Ne blender ose në mikser, grijmë të gjithë përbërësit derisa të përftohet një krem homogjen dhe e ruajmë në frigorifer për ta përdorur sa herë kemi nevojë.