Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Mund të përgatisni sallatë çdo ditë, nëse i keni përbërësit e duhur dhe e keni gati për ta shërbyer. Bëjeni zakon që t’i lani zarzavatet dhe të bëni një sasi salce “vinaigrette” për tërë javën. Zarzavatet lajini duke i zhytur në një tas të madh të mbushur me ujë të freskët. Ato do të ngrihen në sipërfaqe, ndërsa dheu dhe mbetjet e tjera do të bien poshtë. Nxirrini perimet nga uji dhe futini në një centrifugë sallate derisa të thahen. Sallatën copëtojeni në madhësinë e kafshatës. Sekreti i sallatës qëndron te raporti. Rezultatet më të mira janë kur përzihen katër pjesë zarzavatesh me një pjesë salcë dhe dy ose tri pjesë vaj me një pjesë lëng të thartë (uthull, lëng qitroje ose një kombinim i të dyjave). Ja një recetë e thjeshtë dhe e sigurt për salcë sallatash:
1 FILXHAN SALCË E THJESHTË “VINAIGRETTE”
¼ filxhan me uthull (verë e kuqe, balsamike ose verë orizi) ose me lëng të freskët limoni 1 lugë çaji me mustardë “Dizhon”, kripë të trashë (kripë deti ose kripë kosher), piper të freskët të bluar ¼ lugë çaji sheqer (sipas dëshirës) ½ filxhani vaj ulliri Në një tas, përzieni uthullën, mustardën, kripën, piperin dhe sheqerin (nëse doni mund të shtoni edhe aromatizues të tjerë, si erëza të freskëta të grira hollë, lëkurë qitroje të grirë hollë, qepë të grirë ose pak djathë të thërrmuar). Teksa i përzieni, shtoni gradualisht vaj derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Mund ta ruani në një enë hermetike në frigorifer deri në 2 javë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...