Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Këtë supë të ftohtë mund ta konsumojmë si pjatë të parë dhe për ta bërë më të freskët mund ta shërbejmë me një ose dy kubikë akull. Do të jetë një zgjidhje perfekte për darkat verore.
Përbërësit për 4 persona:
» 2 kunguj
» 2 kastravecë
» 500gr kos i bardhë i trashë
» 2/3 degë koriandër e freskët ose kopër e freskët
» 2/3 degë mente e freskët
» pak spec i kuq pluhur
» 4 lugë gjelle vaj ulliri
» kripë, piper
Përgatitja:
1. Kungujt, të larë dhe të ndarë në copa të mëdha, i vëmë të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur
për 5 minuta nga momenti kur merr valë uji. Më pas e kullojmë kungullin dhe e lëmë të ftohet.
2. Qërojmë kastravecin dhe e ndajmë në copa të vogla.
3. Në mikser punojmë: copat e kastravecit, kosin, vajin e ullirit gjethet e mentes dhe koriandrës.
Shtojmë kungullin që tashmë është ftohur, një majë thike spec të kuq pluhur, pak kripë e piper.
Supa është gati. E shërbejmë menjëherë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...