Receta te shpejta

Tartë e kripur me patate dhe djathë

+

torttete patmoc
Është një recetë që bëhet shumë thjeshtë dhe nuk ka nevojë për përbërës të ndërlikuar. Djathërat që do t’I shtoni janë në dëshirën tuaj! Mund ta përgatisni për në darkë dhe të ruani dy feta për të nesërmen, në punë!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
1 brume sfoliat gati ● 4 patate te ziera ● 150g Mozzarella ● 2 veze ● 100ml qumesht ● 2
luge gjelle djathe Parmigiano i grire ● kripe
Përgatitja:
1.Brumin sfoliat e veme ne taven qe do te perdorim te cilen e kemi lyer me pare megjalpe e miell. E shpojme me pirun dhe e leme menjane.
2.Presim ne feta patatet e ziera dhe Mozzarella-n, qe me pare e shtrydhim mire me dore nga uji i tepert. I vendosim mbi bazen e tortes duke e mbuluar teresisht ate; ne fillim patatet dhe mbi to vendosim fetat Mozzarella.
3.Ne nje tas rrahim me pirun vezet e kripen, shtojme qumeshtin dhe i perziejme derisa te jene bere homogjene me njera-tjetren. Hedhim kete perzierje mbi patatet dhe Mozzarella-n. Sperkasim te gjithen me djathin e grire dhe e pjekim per 30-35 minuta afersisht ne furren e ngrohur me pare me 180°. Eshte e mire si e vaket ashtu dhe e ftohte.