Receta te shpejta

Tortëza të kripura me ullinj dhe djathë

+

mmufffi
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Me brumin e muffins mund të përgatisni edhe një kek në tavë të zakonshme, nëse nuk keni format e vogla të tyre!

PËRBËRËSIT për afro 12 muffins varet sa të mëdha i keni format:
250g miell ● 250ml qumësht ● 100g djathë kaçkavall i grirë ● 80g pançetë në kubikë të vegjël ● 50g gjalpë i tretur i vakët ● 1 vezë ● 1 bustinë sodë për torta të kripura (16g) ose për torta të ëmbla pa vanilje ● 1/2 lugë kafeje kripë – varet dhe sa i kripur është djathi, 100 gr ullinj pa berthame

PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180°C.
1.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, dhe kripën. I përziejmë me pirun dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas tjetër rrahim me pirun vezën, shtojmë dhe gjalpin. Hedhim tani një pjesë nga përzierja e miellrave dhe një pjesë qumësht derisa t’i mbarojmë. Shtojmë në fund djathin, pançetën dhe i përziejmë derisa të përftojmë një brumë homogjen. Mbushim format për muffins, pak më shumë se 2/3 e lartësisë së tyre dhe i pjekim në furrë për afro 20 minuta.