Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Biskotat e kripura (jo me shumë kripë të shtuar) janë ideale për vaktet e ndërmjetme. Shijojnë po aq edhe përpara darkave të rëndësishëme që nisin me një gotë verë ndërsa përgatitet ushqimi e tryeza.
Koha e përgatitjes në total – 20/25 minuta
Përbërësit:
170 g miell ● 2 vezë të mëdha ● 4 lugë vaj ulliri ● 2 lugë qumësht ● 80 g djathë Pecorino i grirë ose Parmigiano, ose djathë kaçkavall që keni ju ● 2 lugë të vogla sodë, për torta të kripura ose të ëmbla, pa
vanilje ● kripë sipas dëshirës
Përgatitja: Ndezim furrën në 190°C.
1. Në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit, përveç qumështit. Brumit i japim formën e një sallami, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e vëmë të pushojë për 15 minuta në ngrirje në frigorifer.
2. Pas kësaj kohe, marrim brumin nga ngrirja, e presim në feta nga 1 cm të trasha, i vëmë në tavën me letër pjekjeje, i lyejmë sipër me qumësht me ndihmën e një peneli dhe i pjekim për 12/15 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta ose në temperaturë ambienti, të shoqëruara me sallatë jeshile, domate të pjekura në furrë, etj.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...