A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Doni të organizoni një festë në kopësht por nuk dini çfarë të gatuani? Tani jeni në kohën më të mirë për ta bërë, prandaj, me recetat, po ju ndihmojnë ne!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 20 biskota:
150 gr miell
70 gr ullinj të zinj pa bërthamë
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë (parmixhano)
3 lugë gjelle ujë të ftohtë
80 gr gjalpë të butë në kubikë
Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
1. Presim ullinjtë në rrotëza të vogla dhe i lëmë mënjanë.
2. Në një tas, përziejmë miellin dhe gjalpin. I punojmë me majat e gishtërinjve, derisa të kemi një përzierje si thërrime. Shtojmë djathin, rigonin dhe i rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Hapim një gropë në mes dhe fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë ujin duke e përzierë me dorë, me shpejtësi (uji shtohet pjesë pjesë pasi sasia e tij varet edhe nga lloji i miellit.) do të shtojmë ujë derisa të kemi përftuar një brumë homogjen.
3. I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë.
4. Ndezim furrën me 170 gradë. Pasi brumi të ketë pushuar, e punojmë pak me dorë për ta zbutur e më pas e hapim me petës, një petë jo shumë të trashë, në një plan pune të lyer me miell.
5. E presim sipas formave që dëshirojmë, I zbukurojmë me rrotëza ulliri dhe i vendosim në tavë me letër furre.
6. I pjekim në furrë për 15 minuta ose deri sa të kenë marrë pak ngjyrë dhe të jenë krokante.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...