Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Foto armand Habazaj
Kjo është e vetmja kohë kur mund të gjeni (jo gjithandej)boronica të egra. Gjatë vitit, keni në markete të mëdha boronica të kultivuara por nuk kanë shijen e këtyre të egrave. Sot, Linda i ka bërë rizoto!
Koha e përgatitjes–30 minuta
Përbërësit për 4 persona:
300 g oriz Carnaroli
200 g boronica
750/800 ml lëng perimesh i valuar, i përgatitur më parë me 2 karota, 1 qepë, 1 degë selino, 1 thelb hudhër, disa gjethe borzilok e trumzë
1 gotë verë e kuqe-200 ml
200 g djathë Philadelphia
1-2 lugë mjaltë
vaj ulliri, kripë e piper i bardhë
Përgatitja:
1. Në një tenxhere hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe sapo të ngrohet, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për pak minuta. Kur të shohim që kokrrat janë bërë si transparente e shuajmë me verën dhe ngremë zjarrin derisa të shohim që vera është thithur nga orizi.
2. Ulim nxehtësinë dhe shtojmë, sipas nevojës, me garuzhde, lëngun e perimeve, ndërkohë që herë pas here orizin e përziejmë me lugë druri.
3. Grijmë në mikser boronicat, por disa kokrra i lëmë mënjanë për dekorimin e pjatës. Kur duhen edhe 3 minuta që orizi të përfundojë zierjen, shtojmë purenë e boronicave, duke i përzier me lugë druri.
E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin Philadelphia. E shpërndajmë nëpër pjata dhe secilën e spërkasim me pak mjaltë të ngrohur më parë në një tenxhere, për ta bërë më të lëngshëm, si dhe pak piper të bardhë të bluar sipër.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...