Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shija e ëmbël, natyrale, e karotave, nuk është gjithnjë e lehtë për t’u përshtatur në gatime. Ne e kemi gatuar sipas recetës së Martha Stewart, me erëza dhe mjaltë…Provojeni!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes për pjatën e mbaruar – 40/45 minuta
Përbërësit për 6-8 persona:
900 g karota të holla • 3 lugë sheqer kaf • 1 lugë të madhe + 1 lugë të vogël uthull të bardhë • 2 lugë mjaltë • 1 lugë të vogël piper rozë në kokrra ose piper i bardhë ose i zi • 2 lugë vaj ulliri • 2 degë rozmarine • 1 Anice Stellato • kripë
Përgatitja:
1. Përgatisim një tas me ujë të ftohtë me disa kube akulli. Qërojmë karotat dhe nëse nuk janë të holla, i presim në mes në drejtim të gjatësisë.
2. I hedhim karotat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, që të marrin valë për 3-4 minuta, të zbuten, por të mbeten krokante dhe të ruajnë ngjyrën. I heqim nga uji dhe menjëherë i fusim në tasin me ujë e akull. Pasi të jenë ftohur, i kullojmë.
3. Ndezim furrën në 190° C. Në një tas, rrahim me rrahësen elektrike sheqerin me uthullën, mjaltin dhe piperin në kokrra. I lëmë mënjanë.
4. Në një tigan të madh, ngrohim vajin me flakë të mesme, pothuajse të lartë. Shtojmë karotat, rozmarinën, Anice Stellato-n dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta. Shtojmë tani përzierjen e mësipërme me mjaltin dhe i spërkasim me kripë. E lëmë tiganin në zjarr për 2-3 minuta, duke e tundur vazhdimisht që karotat të lagen të gjitha.
5. Hedhim karotat bashkë me lëngun e tavës në një tavë dhe më pas vëmë tavën në furrë.
I lëmë të piqen derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë si karamele duke i rrotulluar nja dy herë. Mjaftojnë 20-25 minuta gjithsej. I shërbejmë me pak vaj ulliri, sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...