“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Fotografia Armand Habazaj
Për amerikanët, Krishtlindja është festa ideale ku njerëzit më të dashur mblidhen bashkë, për të dhënë mesazhin se “nuk jemi vetëm”. Zoscia Brown, nga Ambasada Amerikane në Tiranë, na rrëfen për kekët tradicionalë (american pie) dhe çorapet pranë oxhakut, zakonet më tipike të festave në Shtetet e Bashkuara... Happy Christmas!
Përbërësit e kekut:
4 vezë të mëdha
¾ e filxhanit me shurup panje
2 lugë lëng limoni të freskët
½ lugë çaji kanellë pluhur
1 ½ lugë çaji vanilje
¼ lugë çaji kripë
arra panje të shtypura
1 kore e gatshme keku
Përgatitja:
1.Ngroheni paraprakisht furrën në temperature 190 gradë C.
2.Duke përdorur një mikser elektrik, rrihini të gjithë përbërësit së bashku, përveç arrave dhe kores së kekut, derisa përmbajtja të bëhet e lehtë dhe të shkumëzohet.
3.Shpërndajini arrat e panjës në koren e papjekur dhe hidhni brumin e rrahur.
4.Piqeni për 30 minuta ose derisa ta shihni që është ngurtësuar në qendër. Më pas, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta shërbeni.
5.Keku me arra panje shërbehet i ngrohtë, në temperaturën e ambientit, ose i ftohtë dhe shoqërohet me ose pa krem pastiçerie.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...