Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Receta marokene për Living nga Zineb Touimi Benjelloun ( Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri)
Përbërësit:
1kg kus-kus ● 1/4 filxhan çaji vaj vegjetal ● 1kg mish qengji ose viçi, të prerë në copa të mëdha (ose 1 pulë e tërë) ● 1 qepë e madhe, e prerë trashë ● 3 domate, të prera trashë ● 1/4 filxhan çaji vaj vegjetal ● 1 1/2 lugë gjellë kripë ● 1 lugë gjellë piper i zi ● 2 lugë çaji xhenxhefil ● 1 lugë çaji shafran ● 1 grusht majdanoz dhe koriandër të freskët ● gjysmë lulelakër e bardhë, e vogël ● 10 karota mesatare të qëruara dhe përgjysmuara ● 1 ose 2domate të ndara në copa çerekshe ● 1 ose 2 qepë të vogla, të plota ose të përgjysmuara ● 200g kungull dimërak ● 4 ose 5 kunguj të vegjël, të njomë, të prerë për së gjati ● 2 ose 3 patate të vogla të ëmbla, të qëruara dhe përgjysmuara ● 250g qiqra të zier ● 1/2 filxhan fasule fava të freskëta (jo e detyrueshme) ● 1 ose 2 speca jalapeno djegës ● 2 lugë gjalpë (për kus-kus) ● 1 lugë gjellë kripë (për kus-kus)
Përgatitja:
(Kuskusi)
Marrim kus-kusin e thatë dhe e vendosim në një tas të madh. Nxehim rreth 800ml ujë. I shtojmë shafran dhe e shtojmë mbi kus-kus. E mbulojmë me pecetë pambuku dhe tasin e lëmë mënjanë ndërsa gatuajmë gjellën.
(Gatimi i mishit)
Në të dyja rastet e përgatitjes së kus-kusit, pra, si me pulë, ashtu dhe me mish qengji, ziejmë fillimisht mishin në një enë të thellë të mbuluar me ujë të bollshëm dhe kripë. Pasi ka zier mishi, e presim në copa dhe e vendosim në një tigan të thellë ku më parë janë gatuar qepa me vaj, domatet dhe erëzat. I lëmë së bashku me kapak të mbyllur derisa të krijohet një masë e trashë. Shtojmë hera-herës pak nga lëngu i zier i mishit. Pjesën tjetër të lëngut të mishit e lëmë mënjanë. Shtojmë rreth 1 litër ujë mbi mish, si dhe majdanozin dhe koriandrën të lidhura me fill si tufë lulesh. Po ashtu, shtojmë qiqrat e zier më parë. Mbulojmë me kapak gjellën dhe masën e gatuajmë në zjarr të ngadaltë për gati
25 deri në 30 minuta të tjera. Në lëngun e mbetur të mishit (ku kemi zier qengjin ose pulën) shtojmë patatet e prera trashë, kungujt, lakrën, qepët, karotat, xhenxhefilin, kripën dhe piperin dhe i ziejmë për gati 15-20 minuta.
PREZANTIMI PËRFUNDIMTAR
Hedhim kus-kusin në tas apo tavë të madhe dhe e shkërmoqim me duar derisa kokrrat e vogla të ndahen (për
të arritur një rezultat të mirë e fërkojmë kus-kusin ndërmjet dy shputave të dorës). Hedhim 2 lugë gjalpë në një tas ku kemi hedhur dy garuzhda me lëng mishi të ngrohtë. Lagim kus-kusin me lëngun e përgatitur. Për ta shërbyer kus-kusin, e hedhim në tavë dhe formojmë një si kodër. Më pas hapim një gropë si krater. Në gropën e kraterit vendosim mishin dhe salcën e tij dhe e shpërndajmë gjithandej nëpër kus-kus. Perimet i vendosim rreth e qark kus-kusit. Shpërndajmë mbi kus-kus lëng mishi me perime në mënyrë të njëtrajtshme. Lëmë pak lëng mënjanë për ata që e preferojnë kus-kusin më të lëngshëm.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...