pierre cardin2

Recetat e miqve

Si ta përgatisni bagetën vetë

+

bagatgetet

Buka e shijshme franceze, nuk është aq e vështirë për t’u përgatitur në shtëpi. Mjafton të ndiqni me kujdes udhëzimet e mëposhtme dhe të zgjidhni një djathë të mirë për ta ngrënë të ngrohtë!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit:
● 450 g miell tip “0” ose miell për bukë dhe pizza
● 1 bustinë me maja birre të thatë (kokrriza)
● 250 ml ujë + 3 lugë ujë të vakët
● 1 + 1/2 lugë e vogël me kripë të imët
● kripë kokërrmadhe
● piper i zi
● vaj ulliri

Përgatitja:
1.Në një tas të madh, në makinën e bukës ose në robot, hedhim majanë dhe 3 lugë ujë të vakët dhe e përziejmë me lugë derisa të tretet. Shtojmë më pas miellin, ujin dhe në fund kripën e imët. I përziejmë fillimisht në tas dhe më pas e punojmë brumin me dorë në tavolinë për rreth 10 minuta (me makinën e bukës ose robot mjaftojnë 4 minuta).
2.E ndajmë brumin në 12 topa dhe u japim formë të zgjatur bagetave, i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje, duke lënë 4 cm distancë midis tyre. I mbulojmë me plastmasë kuzhine të lyer me pak vaj ulliri dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta.
3.Pas kësaj kohe, heqim plastmasën, i lyejmë me vaj ulliri, i spërkatim sipër me kripë kokërrmadhe dhe piper, dhe i vëmë të piqen për 15 minuta në furrë në temperaturën 200°C (e ndezim furrën 15 minuta më parë) ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.