Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Kemi zgjedhur që këto ditë të para të vitit të gatuajmë vetëm me produkte peshku! Është më i lehtë për stomakun dhe gjithmonë i shijshëm!
Përbërësit për tavë me diameter 26/28 cm:
200 g filetë salmoni I freskët pa lëkurë
1 shegë e madhe e pjekur mirë
250 g djathë i freskët – Philadelphia ose diçka e ngjashme me të
200 g djathë dhie I fortë
2 vezë
kripë, piper në kokrra
1 brumë brisè gati
1.Salmonin e presim në kubikë të vegjël prej 1 cm. Qërojmë shegën, gjysmën e kokrrave e grijmë në blender, kullojmë lëngun e tyre me sitë të imët dhe më pas lëngun e hedhim në tasin ku kemi salmonin në kubikë. Shtojmë pak kripë e piper, I përziejmë me lugë druri dhe i lëmë mënjanë që të marinohen në frigorifer, të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta ose dhe 1 orë nëse keni kohë.
2.Ndezim furrën në 250°C.
3.Pas kësaj kohe, në një tas përziejmë vezët, shtojmë Philadelphia-n, një pjesë të djathit të dhisë në thërrime (vetëm 130 g të tij), pak kripë e piper të bluar dhe shtojmë copat e salmonit pa lëngun e marinimit. I përziejmë me kujdes me lugë druri. Djathin e dhisë që na ka mbetur, e presim në feta të holla.
4.Brumin e sistemojmë në një tavë të cekët të lyer me pak gjalpë, e shpojmë me pirun që të mos fryhet gjatë pjekjes, hedhim mbushjen, sistemojmë sipër fetat e djathit të dhisë dhe e vëmë të piqet për 35/40 minuta. E shërbejmë të vakët.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...