Recetat e miqve

Tartë me miell misri, djathë dhe sallam pikant

+

tortatekripur

Living, Fotografia Armand Habazaj 

Është një tartë ndryshe nga të tjerat. Mielli i misrit është më i lehtë për t’u tretur por duhet të bëni kujdes me yndyrën që hidhni. Në vend të mbushjes tonë mund të përdorni edhe perime të ndryshme!

Përbërësit për një tavë mesatare:

200 gr miel misri
Djathëra të ndryshëm sipas dëshirës (të paktën 2 lloje)
Proshutë ose sallam sipas dëshirës
Borzilok
Kripë, piper
Gjalpë

Përgatitja:
Vendosim në një enë të madhe, ujë për të zier. Shtojmë aty miellin e misrit, gjalpin, kripën e piperin dhe e përziejmë vazhdimisht. E hapim brumin në tavë sa është ende I ngrohtë në mënyrë që mos të ngrij. Shtojmë sipër përbërësit që kemi zgjedhurpër mbushjen dhe e pjekim për pak minuta në furrë.