“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
VENDIN KRYESOR NË DIETËN TONË DITORE DUHET TA ZËNË FRUTAT DHE ZARZAVATET.
Duhet të konsumojmë të paktën pesë racione prej tyre në ditë. Një racion me fruta do të ishte rreth 150 gr fruta, që do të thotë një mollë, dardhë, pjeshkë ose dy kokrra kumbulla, ose kajsi, etj. Ndërsa një racion zarzavate do të ishte rreth 50 gr zarzavate të freskëta dhe 250 gr zarzavate të ziera. Frutat dhe zarzavatet duhet të përbëjnë bazën e dietës sonë ditore. Janë shumë të rekomanduara edhe në dietat hipokalorike. Janë 80 % ujë, çka i bën jo vetëm hidratuese shumë të mira, por edhe pak kalorike. Kanë shumë fibra, të tretshme dhe të patretshme, e për pasojë kanë vetinë që të ngopin. Fibrat ndihmojnë pozitivisht edhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit, yndyrave dhe kolesterolit në gjak, pasi pengojnë përthithjen e plotë të sheqernave të thjeshta e kolesterolit, përveçse ndihmojnë tretjen. Frutat dhe zarzavatet janë të pasura me vitamina e kripëra minerale, shumë të domosdoshme për organizmin. Kanë gjithashtu elemente mikroushqyes në formën e antioksiduesve, efektet pozitive të të cilëve po shihen gjithnjë e më shumë. Menuja jonë ditore duhet të ketë shumë ngjyra. Fruta dhe zarzavate të të gjitha ngjyrave.
MODELI I NJË MENUJE DITORE
(sasia, shpërndarja dhe përbërja e vakteve)
MËNGJESI: 1 filxhan qumësht ose kos me tre lugë gjelle drithëra (corn flakes, muesli ose tërshërë).
PARADREKE: 1 frut mesatar sipas dëshirës.
DREKA: sallatë zarzavatesh të freskëta, me pak vaj ulliri. 1 racion fasule, thjerrëza ose bizele të gatuara me pak yndyrë. 1 fetë bukë të zezë.
PASDREKE: 1 frut mesatar ose 1 filxhan çaji kos me fruta të freskëta, të grira.
DARKA: 1 racion supë me zarzavate të gatuara me pak yndyrë, 1 omëletë e pjekur me pak vaj, 1 fetë djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, 1 fetë bukë të zezë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...