Orakulli i kuzhinës

Të gjitha mënyrat si mund t'i përdorni lëkurat e frutave dhe perimeve

+

lekurw

Frutat dhe perimet janë burim i shkëlqyer vitaminash e vlerash ushqyese, por ajo që ndoshta nuk dinë të gjithë është se shumica e tyre gjenden tek lëkurat e këtyre të fundit ! Shumë fruta e perime duhen konsumuar me lëkurë, por edhe nëse kjo gjë është e pamundur sërish mund të përfitoni nga to duke i përdorur në shumë mënyra të tjera.
1. Avokado
Përdorni lëkurën e avokados si një hidratues për lëkurën. Lëkura e avocados është e pasur me acide yndyrore të cilat njihen për vetitë e tyre ushqyese për lëkurën e flokët. Ajo që duhet të bëni është thjesht të fërkoni lëkurën për 20 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët.
2. Patate
Lëkurat e patates janë të pasura në vlera ushqyese dhe mund të konsumohen të pjekura si patatina të shoqëruara me salca të ndryshme.
3. Portokalli
Fërkoni lëkurën e portokallit mbi sipërfaqen e dhëmbëve dhe acidi i këtij fruti do t’i japë atyre një shkëlqim. Prisni të paktën 20 minuta para se të lani dhëmbët normalisht, sepse menjëherë pas larjes do të dëmtojë smaltin tuaj të dhëmbëve për shkak të acidit.
5. Molla dhe domate
Një studim i kryer në Universitetin Kombëtar të Singaporit zbuloi se lëkura e mollës mund të përdoret për pastrimin e ujit, ndërsa domatet mund të përdoren si një adsorbent (përthithës). Për ta bërë këtë, zhysni lëkurat e domateve dhe mollëvë në alkool për 24 orë pasi kjo do të largojë mikroorganizmat në to. Lërini të thahen para se t'i zhysni në enën ku keni hedhur ujin për të cilin s’jeni të sigurtë se sa i pastër është. 

Mund t'ju interesoje gjithashtu: Mos i hidhni kurrë lëkurat e bananes, ja cilat janë tre gjendet shëndetësore që mund t'i trajtoni me to