Miss Sara: Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje në vitin 2024
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Sa herë që kaloni pranë ndonjë kopështi, nuk mund të mos ktheni kokën kur nuhasni aromën karakteristike të borzilokut. Kjo bimë aq e dashur për kuzhinën mesdhetare është e pasur me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të fuqishëm që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Por vetitë e tij nuk mbarojnë këtu. Borziloku ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që e shndërojnë në një ilaç çudibërës që mbron shëndetin. Living ju njeh më poshtë me tre dobitë e pabesueshme të çajit të borzilokut:
1.Pastron rrugët e frmyëmarrjes: Siç e përmendëm edhe më sipër, borziloku ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji i borzilokut largon toksinat dhe mukusin nga mushkëritë që janë edhe shkaktarët kryesorë të bronkitit dhe astmës. Rrit gjithashtu fuqinë mbrojtëse të sistemit imunitar në rast ftohjeje dhe gripi.
2. Qetëson dhimbjen e kokës: Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shpëtuar nga dhimbja therëse e kokës është të pini një filxhan me çaj borziloku. Përbërësit me veti anti-inflamatore përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zonën e tëmthave dhe pasurojnë qelizat me oksigjen. Mund të masazhoni gjithashtu ballin dhe tëmthat me tamponë të njomur me çaj borziloku të ngrohtë.
3.Përmirëson sistemin e tretjes: Borziloku ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe qetëson dhimbjet e stomakut dhe gazrat. Çaji i brozilokut eleminon toksinat që mblidhen në zorrën e trashë dhe lehtëson jashtëqitjen në raste konstipacioni (kapsllëku). Rregullon pH-in e stomakut dhe ngadalëson prodhimin e tepërt të acidit në stomak.
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...