Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Birra mendohet të jetë një ndër pijet e fermentuara më të vjetra në botë, si edhe pija alkoolike më e konsumuar pas dy pijeve joalkoolike, ujit dhe çajit.
Fillesat e saj datojnë që në vitin 9500 Para Krishtit, nga shënimet historike të Irakut dhe Egjiptit të vjetër, kohë kur drithërat u fermentuan për here të parë. Disa nga shkrimet më të hershme të njerëzimit i referohen prodhimit dhe shpërndarjes së birrës: Kodi i Hamurabit përfshin ligjet që rregullojnë prodhimin dhe konsumimin e birrës dhe “Himni për Ninkasi”, një lutje për perëndeshën e birrës së Mesopotamisë, e cila ka shërbyer si lutje dhe si metodë për të kujtuar recetën e birrës, në një kulturë ku mungonin njerëzit e shkolluar. Evidenca më e vjetër kimike daton rreth vitit 3500-3100 Para Krishtit, në perëndim të Iranit. Sumerët përgatisnin një lloj birre të cilën ia dhuronin zotave. Një pije e prodhuar nga fermentimi i orizit dhe frutave, prodhohej në Kinë rreth vitit 7000 Para Krishtit. Pothuaj çdo substancë që përmban sheqer, mund të fermentohet dhe të kthehet në alkool, prandaj kultura të ndryshme në mbarë botën, duke vëzhguar lëngun e ëmbël që fermentohej, zbuluan birrën. Buka dhe birra e kanë rritur mirëqenien në një nivel të tillë që i hapi rrugën zhvillimit të teknologjisë dhe kontribuan kësisoj në ndërtimin e qytetërimeve.
Shkëputur nga revista Living
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...