Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Studime të shumta kanë vërtetuar se konsumi i alkoolit në mënyrë të moderuar mund të shoqërohet me jo pak efekte pozitive për alkoolin! Ndoshta ai i peshës së tepërt mund të jetë më i pëlqyeri për ju ! Pirja e alkoolit të bardhë të papërzierë (jo me ngjyrë) mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll peshën e t’ju ndihmojë në procesin e dobësimit.
American Chemical Society publikoi në vitin 2014 një studim ku thuhej se tekila kishte aftësinë të ulte nivelin e sheqerit në gjak dhe jo vetëm. I gjithë sekreti qëndronte tek sheqeri natyral i bimës (agave) nga prodhohet tekila. Ky sheqer natyral ul nivelin e glukozës në gjak, problem nga i cili vuajnë gjithashtu njerëzit me diabet të tipit dy.
Shkencëtarët kanë shpjeguar gjithashtu dhe mënyrën sesi sheqeri natyral agavins, i cili gjendet tek bima, na mban për një kohë të gjatë të ngopur dhe ndihmon metabolizmin të djegë yndyrën e akumuluar.
Agavins nuk mund të tretet nga sistemi digestiv dhe mund të veprojë si një fibër dietetike! Duke ndenjur për një kohë të gjatë në stomak, “gënjen” trurin se nuk është i uritur. Sipas Mercedes G. López, një prej studiuesve të kërkimit shkencor, tequila rrit nivelet e një hormoni që transmeton në tru ndjesinë e ngopjes.
Në një tjetër studim, shkencëtarët shtuan sheqerna natyrale në ushqimin e minjve të laboratorit dhe zbuluan se minjtë që kishin konsumuar agavins hanin më pak dhe kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak. Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...