Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Lëreni verën të ajroset. Kur hiqet tapa, duhet pak temperim. Për këtë vera duhet të ndërveprojë me ajrin, në mënyrë që aromat “e ndrydhura” të “zgjohen” përsëri dhe shijet të çlirohen. Si për verën delikate, ashtu edhe për verën e supermarketit duhet pak praktikë për ajrosjen. Ky proces mund ta dëmtojë verën, në rast se bëhet fjalë për verëra të vjetëruara.
Para se ta shërbeni, shishja vendoset thjesht në këmbë dhe lihet pa tapë.
Por që vera të bëhet më e shijshme etë marrë më shumë ajër, duhet që ajo të rrijë në një enë qelqi të rrumullakët (dekanter). Kjo enë e ndihmon verën për të bërë edhe dekantimin e saj. Vera e re apo ajo shumë e vjetër kërkon më shumë kohë “për të çliruar” shijen dhe aromat. Kjo vlen edhe për verërat më komplekse.
Në rast pranie të precipitatit, lëreni verën për 12 orë “në këmbë” para se ta hapni.
Si rregull, vera e bardhë shërbehet në temperaturë maksimale prej 11°C (ndërsa pak më e ftohtë për verërat më të lehta, me aciditet apo me gaz), ndërkohë që, duke qenë më e ndjeshme, vera e kuqe shërbehet në një temperature maksimale prej 18°C apo pak më e ftohtë për më të vjetrat.
Shërbejeni verën në gotë ngadalë dhe me xhentilesë.
Për përzgjedhjen e gotave, mbani parasysh se ato duhet të jenë të harkuara.
Rrumbullakësia e gotës e ndihmon verën të ajroset dhe të zhvillojë aromat.
Tundja e verës në gotë për ajrim bën që shijet të qëndrojnë brenda e të mos largohen.
Në gota të harkuara, të thjeshta e pa ngjyrë, bukuria e verës është gjithmonë e pranishme dhe e pafshehur, gjë që na tundon më shumë për ta shijuar.
Sa më shumë hapësirë të ketë në gotë, aq më shumë i çliron vera aromat e veta
Verën mund ta lini në kantinën tuaj të ftohtë, por mos harroni ta nxirrni një ditë përpara se ta përdorni, për t’i dhënë asaj gradualisht temperature e duhur.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...