Përbërjet e rrezikshme për njeriun që pluhuri afrikan solli me vete në Shqipëri dhe kudo
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Në vend që t’ju blini përditë fëmijëve akullore të pakontrolluara, bëjini në shtëpi. Akulloret e gatshme janë një nga burimet më të mëdha të kalorive të tepërta pa asnjë përbërës të ushqyeshëm për shkak të ngjyruesve dhe aromave artificiale me të cilat përgatiten. Ky variant me kos është nga më të shëndetshmit.
Përgatiti Alma Verushi, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 6 persona:
150 ml kos i ftohur mirë
350 gr luleshtrydhe të grira
4 lugë gjelle sheqer
1 paketë sheqer vanilje
2 degë mente të freskët
6 kaushë akulloreje
Përgatitja:
Kosin, luleshtrydhet direkt nga ngrirja, sheqerin dhe paketën e sheqer vaniljes i përziejmë të gjitha në mikser. Gjethet e mentes i grijmë hollë dhe i përziejmë me sheqer. Purenë e kosit me luleshtrydhe e hedhim direkt nëpër kaushë dhe i zbukurojmë gjethet e sheqerosura.
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...