Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Jeni në kërkim të një ushqimi të pasur në vitamina dhe tejet ushqyes për organizmin? Ky ushqim e ka një emër dhe quhet kuinoa. Kuinoa (Quinoa) mund të konsiderohet edhe si super ushqimi i së ardhmes. Fillimisht u kultivua në Amerikën e Jugut (Peru, Bolivi dhe Kolumbi) e më pas në të gjithë botën. Një veti favorizuese e kuinoas është që mund të prodhohet kudo, pamvarësisht kushteve gjeo-fizike . Për këtë arsye Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën e shpalli vitin 2013 si vitin ndërkombëtar të kuinoas. Ajo gjendet në tre forma kryesore : e kuqe, e zezë dhe e bardhë. Në pamje të parë ngjan me orizin, elbin dhe grurin. Por në të vërtetë bën pjesë në të njëjtën familje me spinaqin dhe rrepat. Ajo që e bën kuinoan një bimë kaq të shëndetshme është se nuk mund të modifikohet gjenetikisht (OMG).
Por le të ndalemi tek vlerat e saj ushqyese. Kuinoa është e pasur në :
• fibra, që favorizojnë aktivitetin gastro-intestinal të organizmit.
• antioksidantë, kjo falë flavonoidëve që kuinoa përmban.
• minerale si : fosfori, kalciumi, hekuri, zinku dhe fosfori.
• Acide yndyrore poli-të-pangoura ose të njohura ndryshe si acidet yndyrore e shëndetshme që mbrojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
• vitamina të grupit B.
• vitaminë C dhe lizinë, që së bashku stimulojnë prodhimin e kolagjenit, shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Kuinoa ndihmon në reduktimin e acidit gastrik, gastriteve të ndryshme dhe ulçerës. Lufton sëmundjet anti-inflamatore, antivirale, antitumoriale dhe antidepresive. Duke qenë se përmban shumë mineale , nxit metabolizmin duke bërë që të djegim sa më shumë kalori.
Nuk ka rëndësi nëse e konsumoni kuinoan në mëngjes, në drekë apo në darkë. E rëndësishme është ta fusni atë në menunë tuaj të përditshme. / Living
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...