Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj
Ajo ka rreth dy vjet që jeton në Shqipëri me bashkëshortin, ambasadorin e shtetit të Palestinës, z.Jaser Al Najjar, dhe djemtë e saj, Muhametin dhe Mustafanë. Ajo më ftoi për të shijuar ushqimet e shijshme që kishin përgatitur me Ghadën. Kur shikon tavolinën e palestinezëve, të duket sikur je në një festë dhe aty kupton se miku është gjëja më e shtrenjtë për ta. Tavolina është e mbushur me ushqime të shumëllojshme, duke filluar nga pijet, sallata, pjata kryesore e deri tek ëmbëlsira. Kjo është një lloj tradite që reflekton rëndësinë që i kushtojnë ata mikut. Po ndajmë me ju një prej recetave të tyre karakteristike.
Atayef (Atajef)
Përbërësit:
Për brumin: 3 lugë gjelle niseshte • 500g miell • 250g miell semolina • 125ml ujë i ftohtë • 3 lugë gjelle sheqer • 2 lugë çaji fryers ëmbëlsirash (baking poëder)
Mbushja: djathë tip Mozzarella ose arra të shtypura me pak sheqer, kanellë dhe arrëmyshk
Shurupi: 750g sheqer • 380ml ujë • 1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Brumi: bashkojmë miellin me semolinën, sheqerin dhe majanë pluhur. Tretim niseshtenë në ujë dhe e trazojmë mirë. Shtojmë niseshtenë e tretur mbi miell dhe e përziejmë duke shmangur krijimin e topthave të brumit. E lëmë mënjanë për gati 30 minuta.
Përgatitja e shurupit: në një enë metalike të thellë shtojmë sheqerin, ujin, lëngun e limonit dhe i lëmë të ziejnë derisa sherbet të trashet. Në një tigan shtojmë pak gjalpë. Më pas shtojmë brumë duke formuar rrathë me diametër jo më shumë se 4cm dhe i skuqim në flakë të ngadaltë. Në momentin kur fillojnë e formohen gropëza rreth buzëve të brumit, shtojmë në mes pak nga mbushja dhe palosim anët e Atayefit, duke formuar kështu gjysmëhëna. I heqim një nga një dhe i lëmë në sherbet për jo më shumë se 1-2 minuta. Atajefët e mbushur me djathë këshillohet të shërbehen të ngrohtë. Spërkatim pak kanellë sipër.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...