Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Ne jemi përpjekur të mos ju sugjerojmë shpesh receta të tilla meqenëse është verë dhe nëse i bëni, nuk do rezistoni dot pa ngrënë më shumë se dy, megjithatë, një herë, në fundjavë mund të bëhen përjashtime.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
500g miell Manitoba ose miell për picë
25g maja birre e freskët
260ml ujë
2 lugë vaj ulliri
10g kripë, 5g sheqer
Për mbushjen:
2 salsiçe të mëdha
250g djathë Ricotta
100g pançetë e prerë hollë
250g djathë
Mozzarella
1/4 e një gote me verë të bardhë
Na duhet gjithashtu vaj kikiriku për t’i skuqur, por në mungesë të tij mund të përdorni vaj luledielli.
Përgatitja e brumit:
1.Vendosim të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe i punojmë me duar derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. I japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë dhe e lëmë për 60 minuta të vijë në temperaturë ambienti.
2.Marrim brumin dhe e ndajmë në topa të vegjël, rreth 40g secili. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe ku kemi shtruar letër furre, duke I pozicionuar larg njëri-tjetrit. I mbulojmë me pecetë të pastër dhe i lëmë sërish të vijnë për 60 minuta.
3.Ndërkohë përgatisim mbushjen. Salsiçet, të cilave ua kemi hequr lëkurën, i kemi copëtuar me dorë dhe i kemi vendosur në një tigan, i skuqim për pak minuta në flake të fortë. U shtojmë pak verë të bardhë dhe kur ajo të ketë avulluar, fikim zjarrin. Djathin Mozzarella e ndajmë në kubikë dhe copat I vendosim për 10 minuta mbi një sitë të vogël, që të mos jenë shumë të lagështa. Pançetën e presim në rripa të hollë dhe për pak minuta e skuqim në një tigan që nuk ngjit, për ta bërë sa më krokante. Pas kësaj ia thithim yndyrën me letër thithëse, e vendosim në një tas dhe e lëmë të ftohet. Më pas, këtu shtojmë salsiçet dhe djathin Mozzarella të prerë në kubik.
4.Pasi të kemi përfunduar me mbushjen, hapim topat me majat e gishtave dhe u japim formë të rrumbullakët. Në mes vendosim pak nga mbushja që përgatitëm, i palosim më dysh dhe i mbyllim mirë me pirun, që mbushja të mos dalë gjatë skuqjes. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj. Pasi i skuqim “panzerotti”-t nga të dyja anët, i heqim dhe i vendosim mbi një pjatë të madhe me letër thithëse. Mund të shërbehen menjëherë.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...