Kuzhina

Tartë me djathë, domate qershi dhe ton

+

ttaarttt

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes - 10 minuta
Koha e pjekjes - 35 minuta

Përbërësit: 1 brumë Brisée gati, 1 konservë peshku ton me vaj ulliri (160 g), 120 g djathë Mozzarella,  disa kokrra domate qershi,   50 g djathë kaçkavall i grirë, 3 kokrra vezë, 200 ml pana, 1-2 lugë ujë, 1/2 lugë e vogël hudhër pluhur - ose dhe më pak nëse nuk ju pëlqen, kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:  Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Vëmë petën e brumit në tavën ku kemi shtruar letër furre ose e kemi lyer me pak vaj. E shpojmë me pirun dhe shpërndajmë peshkun ton, të cilit ia kemi kulluar më parë vajin dhe e kemi tharë me letër thithëse kuzhine. Rrahim vezët me pirun në një tas, shtojmë panën, ujin, kripën e piperin dhe më pas e hedhim në tavë. Shpërndajmë djathin Mozzarella në copa, domatet dhe djathin e grirë. E pjekim për 35 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë.