Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, por që ka prekur shumë njerëz në mbarë botën. Pas talljeve të shokëve të klasës, një djalë i vogël ka vrarë veten, duke u vetvarur në dhomën e tij me një rrip pantallonash. Ai është gjetur i pajetë nga motra e tij, ndërsa para se të kryente aktin e rëndë ka lënë një letër.
Po e shkruaj këtë letër për t’ju treguar eksperiencën time në HolyAngles Catholic Academy.
Në fillim ishte mirë, kisha shumë miq, merrja nota të mira, por unë u shpërngula dhe pasi u ktheva sërisht gjithçka ishte ndryshe. Miqtë e mi të vjetër kishin ndryshuar, ata nuk më flisnin madje as nuk më kishin qef. Miqtë e mi të vjetër Antoni, John, Marco Jose dhe Jack më keqtrajtonin. E gjitha kjo thuasje mbaroi kur unë u grinda keq me ta. Askush nuk guxoi të më ngacmonte më përveç Antonit I cili ishtë shumë I zemëuar me mua. U tregova mëseseseve për këtë gjë por askush nuk bëri gjënë më të vogël. Doja të ikja nga ajo shkollë, u luta, por askush nuk më dëgjoi, ishte e vetmja gjë që doja.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ishte babai i Danielit i cili me një video të regjistruar përloti gjithë botën. Pasi e postoi në rrjetin social facebook videoja u shpërnda me shpejtësi dhe komentet ishin të shumta.Ai thotë disa fjalë për prindërit e atyre fëmijëve që i morën jetën djalit të tij.
"Për prindërit e djemve që kanë torturuar djalin tim. Uroj që mos ta përjetoni kurrë atë që familja ime po ndjen tani. Ju mund t'i përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë, çdo natë të jetës suaj normale. Unë s'mund ta bëj më këtë. Përbindëshat dhe monstrat tuaj të vegjël e larguan atë nga unë dhe gruaja ime", duke shtuar se dhimbja e humbjes së djalit të tij është shumë e madhe. Lotët e tij nuk të pushuar teksa flet dhe psherëtin herë pas herë nga dhimbja që e ka pushtuar, ndërkohë në dhomë dëgjohet edhe zëri i gruas që qan teksa e dëgjon burrin e saj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...