Siç nuk i keni parë asnjëherë, VIP-at shqiptarë pastrojnë stallën dhe mjelin lopën në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Nuk ka ditë që të mos më dalin në murin e Facebook artikuj “si të dobësohesh kaq apo aq kilogramë”. Futem nëpër portale shqiptarë, ngado tituj me dieta dhe këshilla për t’u kthyer në formë. Hap faqe të huaja internet, edhe andej e njëjta gjë. Takoj dikë në ryugë, përpara se të më pyesë për shëndetin më thotë nëse kam rënë apo kam shtuar në peshë dhe pastaj vijon me të tjerat… Dhe si të mos mjaftonte vetëm halli im, ja ku kam përpara dhe time bijë tetë vjeç, që nuk do ma nxinte goja të thoja është “llupëse” por do preferoja ta quaja “shijuese ushqimi”.
Nuk është obeze, por topolake po, është. Dhe sigurisht më duket fëmija më e bukur në botë, simodomos me faqkat bullafiqe në njërën prej të cilave i bëhet një vrimë kur qesh… Më vjen ta kafshoj gjithmonë aty, ndërkohë që nuk mund të mos vë re reagimin e atyre që e shohin për herë të parë. Ndokush më thotë herë me lezet dhe herë troç në fytyrë: a mos është e shëndoshë vajza? Dhe mua më dridhet zemra. Sapo e sheh dikush, mua më shkon mendja që po mendon “sa e shëndoshë është për moshën që ka”. Gjatë gjithë verës jam munduar që të dal me të për ecje pasditeve, meqë ajo nuk është natyrë sportive. Por më duket e tmerrshme kur më thonë, sidomos në sy të saj “po e nxjerr vajzën se është e shëndoshë? Shumë mirë bën”. Edhe kur nuk ma thonë mua, ia thonë njerëzve të mi, i thonë “sa mirë që të dobësohet pak, po se nuk i bëjnë dhe pak dietë”.
Ja është kjo fjala “dietë” që më tmerron. E kuptoj që nuk mund të jem aq e papërgjegjshme sa ta ngop fëmijën me ëmbëlsira. I jap gjithmonë bukën me vete në shkollë dhe përpiqem ta mbaj sa më larg patatinave, çibukëve, moltove dhe çdo lloj ushqimi të paketuar. Nuk i jap lekë me vete edhe kur më lutet dhe qan, pikërisht që të shmang këto gjëra, ama nuk di nëse shoqet e klasës janë apo kaq bujare sa të mos i japin dhe asaj kur hanë vetë… Përpiqem pra me të gjitha mënyrat, por nuk mund të mos i jap të hajë pasdite kur ajo është e uritur. Apo ta ngre nga tavolina e drekës kur thotë që nuk është ngopur. Ajo vetë nuk e ka fare problem të qenit topolake: vishet me veshje sportive si të gjitha shoqet e saj dhe nuk ka asnjë magjepsje nga bota e modës apo modelet e dobëta. As unë nuk kam asnjë pretendim që një ditë ajo të merret me art apo spektakël, ku pamja e jashtme ka rëndësi. Thjesht nuk dua që të shëndoshet sa të rrezikojë shëndetin. Apo ta vuajë kur të rritet. Po sikur një ditë të më thotë që i kam shkatërruar jetën? A duhet që fëmija të bëjë dietë në këtë moshë apo kur të rritet e të bëhet vetë e ndërgjegjshme ta kalojë jetën si ne, duke i vlerësuar njerëzit vetëm nga pasha dhe duke pyetur çdo ditë: “çfarë diete bëre sot?”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...