Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Costance Hall është një 34-vjeçare australiane, nënë e katër fëmijëve dhe blogere që i tregon të vërtetat rreth shtëpisë, punëve, marrëdhënieve ashtu siç vërtet janë. Në një status në Facebook shkruan: “Pak ditë më parë, mes ankesave të mia në një grup miqsh, që po bëja në shtëpi çdo gjë vetë, dikush më tha:“Nëse do ndihmë më specifike, kërkoje atë. Ka listë të gjërave për të bërë dhe askush nuk di se ç`ke ti në mendje. Kështu që e provova dhe i kërkova specifikisht: A mund t`i hedhësh mbeturinat? A mund të zgjohesh me fëmijët? Unë jam pak e lodhur se e kam bërë këtë gjë për 329 vjet. Mund të shkosh në supermarket? Unë kam vënë tre lavatriçe deri tani, kam përgatitur ushqimin për mëngjes dhe drekë, vajta në shkollë mora librat e fëmijëve dhe u mora me punët e kopshtit”. “Dhe në fakt miku im kishte të drejtë. Ai i bëri ato që i kërkova, por unë isha shumë e lodhur edhe duke ia kërkuar. Ndaj ndalova së ia kërkuari sërish dhe vazhdova ta bëj çdo gjë vetë. Si gjithmonë. Domethënë ishte detyra ime edhe ta mësoja tim shoq të bënte çfarë duhej. Jo pra, ai thjesht duhet të shikonte dhe gjente vetë se ç`duhej bërë. Nuk është puna e askujt të mësojë tjetrin. Secili duhet të bëjë punët që i takojnë. Siç dhe ne gratë lajmë një mal me enë pa na e kërkuar askush”, shkruan ajo në postimin e saj. /Tiranapost.al
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...