Letra

Çfarë janë gazrat vaginal gjatë seksit

+

vvgg
Nga Zhaklin Lekatari

Nëse ke bërë seks, mund ta kesh gjetur veten në këtë situatë: je duke shijuar momentin dhe për një çast ndihet një zhurmë e ngjashme me një pordhë… që mund të ketë dalë nga vagina e partneres ose nga e jotja. Është një lloj situate që mund të të bëjë të ndihesh keq dhe me turp. Nuk duhet. Ja cfarë duhet të dish mbi gazrat e vaginës.

Cfarë janë gazrat vaginal
Pikë së pari, gazrat nga vagina janë normal dhe natyrale. Është një funksion që herët a vonë çdokush që ka një vaginë mund të përjetojë. Ndërkohë që mund të mendojnë që janë vetëm pordha, në fakt nuk janë; gazi nga rektumi ndodh për shkak të aktivitetit bakterial në zorrë, sepse gazrat vijnë si rezultat i një xhepi të ajrosur ( ajri) që del jashtë nga vagina. Kjo shpjegon pse pordhat kanë erë ndërsa gazrat vaginal, jo.
Edhe se mund të ndodhë në çdo kohë ( ndodh zakonisht kur jemi duke bërë ushtrime) gazrat në vaginë, ndodhin gjatë seksit, ose gjatë penetrimit nga penisi apo lodra të ndryshme seksuale, që e fusin dhe e nxjerrin ajrin.
Fatkeqësisht nuk ka ndonjë mënyrë që kjo të mos ndodhë më, por ka mënyra për të reduktuar këtë fenomen; mos provo doggy style, përdor lubrifikant, dhe mundohu të evitosh për një periudhë kohë penetrimin e plotë nga një objekt ( penis ose lodër)

Si të menaxhojmë gazrat në vaginë
Pavarësisht se është situatë e sikletshme, nuk duhet të kemi turp. Në fund të fundit është një fuksion natyral i trupit. Nëse keni sens humori mund të qeshni pafund për këtë. Me pak fjalë, mos lejo që diçka e parëndësishme të prishë momentin e bukur që po kalon. Mos harroni, respekti, komunikimi dhe miratimi janë fjalët magjike për një marrëdhënie të shëndetshme!