Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një vit më parë, kur ishte vetëm tetë vjeç, Chrissy Turner u diagnostikua me kancer të gjirit. Ajo është pacientja me e re e prekur nga ky lloj kanceri dhe pikërisht për këtë vendosi të përcjellë një mesazh të rëndësishëm në mënyrë që të tregojmë kujdes me trupin e tonë, para se të jetë tepër vonë.
Chrissy kishte kancer në fazë të avancuar, vështirësitë e hasura gjatë periudhës së fundit e bënë atë një fëmijë të pjekur për moshën. Vendosi të lërë mënjanë ndrojtjen dhe të tregojë historinë e saj, për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë.
"Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për trupin tuaj, pa marrë parasysh sa vjeç jeni. Nëse shikoni diçka ndryshe në trup, mos prisni por drejtohuni tek mjeku për t’u kontrolluar."
Në rastin e Chrissyt ka qenë kokëfortësia e nënës Annette, për të shpëtuar vajzën, duke luftuar edhe kundër mendimeve sipërfaqësore të mjekut. Një natë, kur Chrissy ishte duke veshur pizhamet, vuri re një formë të çuditshme në afërsi të kraharorit dhe u drejtua tek nëna e saj e frikësuar. Kur të nesërmen shkoi në spital zgjidhja e propozuar nga mjeket ishte mjekimi me antibiotikë. Por ishte kembegulja e nënës, që vajza e saj t’i nënshtrohej radiografisë, nga e cila u shfaq diagnoza e frikshme kancer gjiri.
Vetëm tetë vjeç Chrissy është përballur me guxim me sëmundjen. Ju nënshtrua mastektomisë dhe tani çdo tre muaj i duhet të përsërisë kontrollet. Ka ditë që janë shumë të vështira, fizikisht dhe emocionalisht por qëllimi është gjithmonë i njëjtë; të kthehet në shkollë dhe të jetë në gjendje për të luajtur me shokët.
"Shumë njerëz e kanë parë forcën e saj dhe janë hipnotizuar. Ka një aftësi të mahnitshme për të sjellë shpresë te të tjerët ", thotë babai Ted, krenar se si vajza e tij e ka menaxhuar situaten dhe se si ajo u bë një model për njerëzit e tjerë. Kjo përvojë i ka treguar asaj kuptimin për jetën dhe vdekjen.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...