Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Mbrëmjen e djeshme, Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" për të surprizuar një minator, por ajo që nuk priste, ishte të surprizohej dhe ai vetë ! Ishtë vajza e tij, e cila përmes një letre e ka bërë Fevziun të përlotej në emision.
Ai tregoi edhe marrëdhënien e veçantë me vajzën dhe se ajo dëshironte që t’i merrte vetë vendimet dhe në këtë pjesë Blendi na rrëfeu se ata janë të ngjashëm. Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë të merrte vendimet, po i njëjti instikt sipas Blendit do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.
“Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”. tha Blendi
Letra e plotë:
Babi,
Unë nuk ta them 'të dua shumë' dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.
Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.
Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.
Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.
Të dua babi, Ti je idhulli im.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...