Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
"Sot në mëngjes, djali 5-vjeçar i një pacientes sime më la këtë zarf në zyrë. Ishte një letër falenderimi pasi i shpëtova mamanë si dhe të gjitha kursimet e tij për të mbështetur kërkimet shkencore kundër kancerit. M'u mbushën sytë me lotë dhe doja të qaja.",- këto janë fjalët që mjeku i njohur onkolog Pietro Caldarella do të ndante në llogarinë e tij në Facebook më 27 mars. Por, vetëm këto ditët e fundit gjesti emocionues i Giovanni-t që i dhuroi 45 cent mjekut që kuroi mamanë e tij do të bëhej viral në shtypin italian dhe rrjetet sociale. "Rreth një vit më parë, një grua 35-vjeçare nga Sardegna, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u paraqit në Institutin Evropian të Onkologjisë të Milano. Kishte zbuluar se kishte kancer të gjirit dhe kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm. Ishte një luftë e vështirë që zgjati 1 vit, por më në fund arritëm ta fitonim bashkarisht "-shpjegon doktori.
"Po plotësoja procedurat e daljes nga spitali kur babai i Giovanni-t më tha që djali i tij kishte diçka për të më dhënë. U emocionova aq shumë kur lexova letrën e tij dhe nuk mund t'i mbaja lotët. E mora pranë dhe i thashë që ishte një djalë i mbarë dhe nuk duhej të shqetësohej pasi mamaja e tij nuk do të sëmurej më"-përfundon Caldarella për të përditshmen italiane "La Repubblica"./Burimi ''La Repubblica"
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...