Letra

I dashur prind! Arsyeja pse fëmija është i paedukuar, je TI!

+

femijeije

Situatë shembull: fëmija është në park lojrash dhe bën gjithçka për të dal mbi të tjerët; i shtyn, ju bërtet dhe në fund ja del të ngjitet i pari. Prindi, ndërsa e sheh nga larg u thotë të tjerëve “shihni fëmijën tim, sa i shkathët!”
I dashur prind idiot! Jo, yt bir nuk është i shkathët, është i paedukuar dhe shkaku je TI!
Ndërkaq, duke parë fëmijën e ‘shkathët’, një tjetër prind nxit fëmijën e tij të përparojë në lojë, në të njëjtën mënyrë!
Kjo është shoqëria ku jetojmë! Bota e të ‘shkathtëve’!
Nëse ti më del përpara atëherë do ta bëj edhe unë! Jo! Nuk duhet të funksionojë kështu! Nëse e lejon fëmijën të bëjë ato veprime në moshën 6 vjeçare, nëse e mbron kur nuk ka të drejtë, nëse qesh kur sillet keq, nëse e justifikon kur i përgjigjet keq një shoku, atëherë nuk di asgjë për edukimin e fëmijës! Nëse ti sillesh mirë, e ndihmon tjetrin, përshëndet njerëzit, ju buzëqesh, i falenderon, të jesh i sigurtë që edhe fëmija yt do bëjë të njëjtën gjë! Nëse përpiqesh t’ja ngulitësh këto norma vetëm me fjalë, pa i respektuar vetë, atëherë e ke të kotë! Duhet të jemi të kujdesshëm në gjithçka që themi. Nëse mësuesja nuk sillet mirë dhe ti do shkosh të përgjigjesh për fëmijën, nuk duhet ta bësh këtë në sy të tij! Ajo mund të jetë gabim por të gjitha këto biseda mos i bëni përpara fëmijës! Nëse ju e ulni figurën e mësuesit përpara fëmijës, automatikisht, e lejoni fëmijën të sillet si të dojë, me ta dhe me ju! Një tjetër gabim i rëndë që bëni, është që flisni keq për të tjerët në sy të fëmijëve! Mos u habisni nesër kur fëmija të bëj të njëjtën gjë me ju! 

Living